Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Blerim Gashani, priti sot në takim delegacionin nga EUROJUST, të kryesuar nga Zëvendës-Presidentja Margarita Šniutytė- Daugėlienė, me të cilën u diskutua rreth thellimit të bashkëpunimit, me theks të atij ndërkufitar në regjionin e Ballkanit perëndimor për rastet e krimeve të rënda dhe krimit të organizuar.
Zëvendës-Presidentja Šniutytė- Daugėlienė theksoi se objektiv i përgjithshëm i projektit “WB Crim Just” që synon të përfshijë autoritetet gjyqësore dhe ato të sundimit të ligjit në Ballkanin perëndimor, është forcimi i bashkëpunimit strategjik dhe operacional në mes të këtyre vendeve dhe të BE-së në luftimin e krimit të organizuar dhe terrorizmit, përmes përdorimit të metodave dhe mjeteve të avancuara.
Zëvendësministri Gashani theksoi se synimet e këtij projekti, përkojnë edhe me synimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe agjencive të saja për luftimin e të gjitha llojeve të krimit në vend dhe po ashtu krimit ndërkufitar, duke shprehur gatishmërinë për angazhimin e të gjitha kapaciteteve të nevojshme për rritjen e bashkëpunimit në regjion.
U theksua rëndësia e angazhimit të përbashkët të institucioneve të sundimit të ligjit në Kosovë dhe rajon për adresimin e suksesshëm të sfidave në luftimin e krimit ndërkufitar me përkrahjen nga EUROJUST. /arbresh.info/
Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi sërish para gjykatës
Moti në Shqipëri me diell
Ushtria izraelite nis sulme të reja ndaj Teheranit, ambasado...
Moti sot kryesisht me diell, temperatura deri në 18 gradë ce...
Hezbollah dëmton një stacion satelitor izraelit
Egi Gjyzeli – e eliminuara e radhës nga Big Brother VI...