Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë për synim që vendet e Ballkanit Perëndimor të mos mbesin jashtë Evropës.
Ai në hapjen e Samitit të Ballkanit Perëndimor “The Western Balkans Summit 2022’’, organizim ky i The Economist në bashkëpunim me Zyrën e Kryeministrit të Kosovës, shtoi se qëllimi strategjik i ShBA-së, është që vendet e rajonit dhe më gjerë të mbizotërojë paqja.
Sipas tij, lufta në Ukrainë është dëshmi e tentimit për destabilizim të shteteve mbarë botën, duke shtuar se duan që dialogu të përfundojë dhe që Kosova të jetë pjesë e NATO-s.
“Kjo administratë ka përgatitur një ekip dhe i jep vëmendje një varg çështjesh. Ne dëshirojnë që punojmë bashkërisht dhe kemi pasur vizionin për të pasur një Evropë të pastër siç e ka thënë Bushi i vjetër. Prioritet tona janë për një rejon për paqe dhe prosperitet dhe e them diçka që e ka ritheksuar se sulmi brutal i Rusisë në Ukrainë, është dëshmi e tentimit për ta destabilizuar botën, pra prioriteti jonë është që të mbështeten integrimet e vendeve të Ballkanit në Evropë”.
“Ne mbështesim nismat që për aq kohë që vendet marrin pjesë barabartë. Ne tërë rajonin kemi plotë programe dhe japim para, këtu në Kosovë kemi tri qëllime strategjike. Ambasada jonë nuk dëshiron të humb kohë nëse nuk janë barabartë me tri qëllimet tona”.
“Ne duam që dialogu të përfundojë dhe që Kosova të jetë pjesë e NATO-s. Ne mendojmë se duhet të bëhet më shumë për rritjen ekonomike, ka sfida në sektorin energjetik dhe për të tentuar për të tërhequr investitorë të huaj”./eo
Juventusi i ofron Zhegrovën Evertonit për sulmuesin e tyre, ...
Rama intervistë për median izraelite: Antisemitizmi fillon m...
Dronët rusë godasin autobusin në Ukrainë, të paktën 12 vikti...
Dyshimet për manipulim me vota në rajonin e Mitrovicës, inte...
Kapen në flagrancë pesë persona duke tentuar të vjedhin një ...
I plagosuri me armë zjarri në Mitrovicë të Jugut dërgohet në...