Xhudistja nga Kosova, Nora Gjakova, ka fituar medaljen e argjendtë për kategorinë deri në 57 kilogramë, në Grand Slamin e mbajtur në Abu Dhabi.
Gjakova në finale u mposht nga xhudistja nga Korea e Jugut, Mimi Huh.
Rruga e saj deri në finale ishte shumë e mirë, ku në raundin e parë fitoi ndaj xhudistes nga Korea e Jugut, Yuna Shin.
Në raundin e dytë, ajo mposhti pa asnjë problem xhudisten nga Holanda, Cornelisse.
E në çerekfinale, Gjakova e shkatërroi xhudisten serbe, Marica Perisic.
Më pas, në gjysmëfinale ajo u përball ndaj xhudistes nga Gjeorgjia, Eteri Liparteliani.
Në këtë Grand Slam, Gjakova luajti pas një lëndimi që e mbajti jashtë shumë gjatë.
Në këtë Grand Slam, nesër do të garojë edhe Laura Fazliu (63kg) dhe Loriana Kuka (78 kg)./arbresh.info/
Trump e thotë përsëri: Duhet ta kemi Grenlandën
54 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Breshëria e raketave ruse lë pa ngrohje mbi 5,600 ndërtesa n...
Labi i vetëm në oborr, shihet i përlotur
Gjyqi në Hagë drejt fundit, Gucati: Presidenti dhe të tjerët...
Fatura milionëshe nga vërshimet – Komunat po i bëjnë gati vl...