I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, sot do të takohet në Beograd me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Takimi mes Vuçiqit dhe Escobarit është planifikuar për në orën 9:30 në ndërtesën e Sekretariatit të Përgjithshëm të Presidentit të Republikës, pas së cilës do të dërgohet një njoftim për mediat”, shkruan Tanjug, transmeton arbresh.info.
Kujtojmë se të mërkuren Gabriel Escobar ka zhvilluar vizitë edhe në Prishtinë, ku është takuar me presidenten Vjosa Osmani dhe me kryeministrin Albin Kurti.
Në këto dy takime të ndara, Escobar e ka konfirmuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për aspiratat euroatlantike të Kosovës.
Homazhet në Kuvend për Qosjen, Kurti nderon akademikun
KRU: Konsumatorët me borxhe të papaguara rrezikojnë shkyçje ...
Kurti për Eliot Engel: Njihte të drejtën historike të Kosovë...
Endrit Thaçi uron babain për ditëlindje: Na mungon çdo ditë,...
Homazhet për Qosjen, Osmani nënshkruhet në Librin e Zisë
Hamza uron Hashim Thaçin për ditëlindje: Na ke munguar shumë...