BE do të ofrojë një ndihmë politike dhe financiare për vendet e Ballkanit Perëndimor me vlerë prej 350 milionë Eurosh deri në vitin 2024 për të parandaluar emigrantët ilegalë dhe për të përballuar krizën energjetike.
“Buxheti i BE-së për përballimin e krizave në Ballkanin Perëndimor do të rritet me 60% për periudhën 2021-2024. Kjo do të thotë ndryshe një rritje me 350 milion euro”, – tha komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, në fjalimin e tij para eurodeputetëve gjatë prezantimit të buxhetit të KE-së.
Gjatë fjalimit të tij në seancën plenare të Parlamentit Evropian në Strasburg komisioneri e vuri theksin më së shumti te migracioni i paligjshëm që kalon përmes Ballkanit Perëndimor me emigrantë që kanë si pikësynim vendet e unionit. Prandaj një pjesë e mirë e këtyre fondeve do të shkojë për luftën kundër emigrimit të paligjshëm.
“Është interesi strategjik i Bashkimit Evropian që të mundësojë integrimin e plotë të Ballkanit Perëndimor në union. Vetëm diçka e tillë do të siguronte stabilitet afatgjatë, paqe dhe prosperitet jo vetëm për Ballkanin Perëndimor por edhe për Bashkimin Evropian“, tha ai mes të tjerash.
69 aksidente trafiku dhe mbi 2,400 gjoba brenda 24 orëve
Inter ul çmimin e kërkuar për Bastonin, alarmohen dy gjigant...
Konfirmohet viktima e tretë nga Kosova në aksidentin tragjik...
Të shtëna me armë në një bazë ajrore në New Mexico, një vikt...
Vrasja e shqiptares Ilaria Sula në Itali, ish-i dashuri rrëf...
SHBA-të lëshojnë bomba të fuqishme në bazat raketore të Iran...