Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni të Veriut njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 808 teste, ndërsa janë regjistruar 57 raste të reja me COVID-19.
Nga numri i përgjithshëm i rasteve pozitive (57), janë regjistruar 15 riinfeksione.
Nga MSH njoftojnë se janë regjistruar 9 pacientë të shëruar nga coronavirus.
Gjatë 24 orëve të kaluara është regjistruar një humbje jete nga Struga (86 vjeç), i cili ka humbur jetën në kushte spitalore. Sipas Regjistrit të personave të vdekur me diagnozë COVID-19 nga “Termini Im”, nuk është regjistruar asnjë humbje jete.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 343.722, numri i të shëruarve është 333.833, numri i atyre që humbën jetën është 9.554, ndërsa numri i rasteve aktive është 335.
Vrasja në xhaxhait të Elijonës, reagon Benita
Fisnik Asllani shpjegon arsyen se pse zgjodhi Kosovën para G...
“I kam lutur ambasadorët që ta kursejnë Gjykatën Kushtetuese...
Mbetet e bllokuar rruga Pejë-Kullë-Rozhajë
Presidenti Trump kërcënon Iranin: Do shkatërrojmë fushën e g...
E rëndë: Ky është 34-vjeçari që u godit për vdekje nga vetur...