Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se janë ekzekutuar pensionet, bashkë me shtesën prej 100 euro për muajin tetor.
Sipas Muratit, shtesën prej 100 euro për këtë muaj e kanë përfituar 233 mijë pensionmarrës që janë kualifikuar.
Njoftimi i tij i plotë:
Kam kënaqësinë t’ju njoftoj se sot është bërë edhe pagesa e pensioneve bashkë me shtesën e njëhershme prej 100 euro për muajin tetor, nga e cila kanë përfituar 233 mijë pensionmarrës që janë kualifikuar.
Kjo përbën shtesën e tretë brenda 12 muajve të fundit që si qeveri kemi bërë për të mbështetur pensionmarrësit – në nëntor të vitit të kaluar, në prill të këtij viti, dhe tani, në tetor.
300 euro më shumë për secilin pensionmarrës brenda një viti, nënkupton:
✅ 25% më shumë mbi pensionin bazik,
✅ 9.4%-13.7% më shumë mbi pensionin kontributpagues, dhe
✅ 6%-25% për kategoritë tjera të pensioneve.
Për një shtet për të gjithë./arbresh.info/
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1
116 për VV-në, Kurti: Me qytetarët drejt një fitoreje edhe m...
Zelensky sytë kah Evropa pasi bisedimet SHBA-Ukrainë përfund...