Armando Broja po vazhdon me përpjekjet për ta realizuar ëndrrën e tij që të bëhet një futbollist protagonist te Chelsea përkundër konkurrencës së fortë që e ka në fazën e sulmit sidomos nga Aubameyang, Havertz dhe Sterling.
22-vjeçari i Kombëtares shqiptare ishte i huazuar për një vit te Southampton ku pati paraqitje fantastike, me të cilat e detyroi Chelsean ta kthej në skuadër dhe të mos e shes kartonin e tij për asnjë çmim te shumë klube të mëdha që kishin shprehur interesim për Brojën.
Klubi londinez kishte vendosur t’ia ofrojë një pagë mjaft të mirë Brojës.
Sipas Forbes dhe Business Insight, 22 vjeçari i përfiton rreth 1.5 milionë euro neto në sezon nga Chelsea.
Javë më parë Chelsea e vazhdoi kontratën me Armando Brojën edhe për gjashtë vjet. Me këtë kontratë të fundit, sulmuesi do të qëndrojë në Stamford Bridge të paktën deri në vitin 2028.
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën