Pas paralajmërimit të deputetit të PDK-së, Ferat Shala se në ora 24:00 sonte do të ndalet njësia A4 në Termocentralin Kosova A, e ka konfirmuar edhe Korporata Energjetike e Kosovës.
Sipas tyre kjo ndalje është e qëllimshme.
“Korporata Energjetike e Kosovës njofton opinionin se sonte, dt. 15.10.2022, në ora 24:00 njësia A-4 planifikohet për ndalje me qëllim të skanimit të rrjedhjeve të paraqitura në kalldaj”, thuhet në njoftim
KEK tutje ka bërë të ditur se duke u bazuar në praktikat e mëhershme, rikthimi i njësisë në operim pritet të bëhet brenda afatit 4-5 ditorë.
“Lidhur me këtë, KEK me kohë ka njoftuar furnizuesin publik dhe kjo njësi nuk është nominuar për nesër datë 16.10.2022”, bëhet e ditur. /arbresh.info/
lexo edhe:
Shala: Probleme të mëdha teknike, Blloku A4 detyrohet të shkyçet 2 javë pasi nisi punën
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë