Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka folur sot në Kuvendin e Kosovës për programin e xhudos që është miratuar nga Qeveria e Kosovës.
Në mbledhjen e saj të 99-të Qeveria e miratoi vendimin për programin Kosova shtet i xhudos që është një kornizë strategjike e veprimit për pesë vjetët e ardhshme në vlerë prej 12 milionë eurosh.
“Programi Kosova shtet i xhudos u shërben qëllimeve strategjike të institucioneve shtetërore të Kosovës, pra është përtej sportit. Duke e zhvilluar tutje sportin e xhudos, synon të ndikojë në mirëqenie të rritur shoqërore në shëndet publik dhe në promovimin ndërkombëtar të shtetit të Kosovë”, ka thënë ministri Çeku në foltoren e Kuvendit.
Çeku i ka përmendur sërish pikat e këtij programi, si dhe ka folur për rezultatet konkrete që i synojnë.
“Çka konkretisht përmban programi shteti i xhudos janë gjashtë pika: infrastruktura e përmirësuar fizike, fuqizimi i kapaciteteve trajnuese, masivizimi i sportit të xhudos, mbështetje për trajnerët dhe sportistet elitare, organizimi i ngjarjeve ndërkombëtare sportive në vendin tonë dhe promovimi ndërkombëtar i shtetit të Kosovës”.
Ai tha se rezultate konkrete të synuara në kuadër të infrastrukturës janë zgjerimi i qendrës nacionale të xhudos në Pejë dhe ndërtimi i shtatë xhudove ose i palestrave të xhudos në shtatë qendrat kryesore urbane të vendit tonë. /arbresh.info/
Maroku “josh” Andres Iniestën
Kremlini: Vladimir Putin është ftuar t’i bashkohet “Bordit t...
Grabitje në një argjendari në Prishtinë
DnV: Rinumërimi i plotë i pashmangshëm, hetimet të përfshijn...
Jo veç në Prizren, Prokuroria aktivizohet në të gjitha komun...
Aksidenti tragjik hekurudhor, MEPJ në kontakt me Spanjën nës...