Agjensioni i Kosovës për Anti-Doping në bashkëpunim me Federatën e Futbollit të Kosovës kanë filluar edukimin për Anti-Doping në klubet e Superligës, pasi nga viti i ardhshëm futbollistët e klubeve kosovare do t’iu nënshtrohen testeve anti-doping, siç ndodh në nivel të garave ndërkombëtare.
Së fundmi në FFK është mbajtur takim me përfaqësuesit e klubeve elitare, derisa edukimi do të vazhdojë deri në fund të muajit janar, me qëllim të ngritjes së vetëdijes për Anti-Doping, gjë e cila në nivel vendor do të praktikohet për herë të parë.
Qëllimet e programit Anti–Doping janë mbrojtja e të drejtës themelore të sportistëve për të marrë pjesë në sport pa doping, për të promovuar shëndetin, drejtësinë dhe barazinë për sportistët në mbarë botën.
Me anë të këtij programi sportistët dhe klubet do të informohen në detaje se cilat substanca nuk janë të lejuara, me rregullat e Agjensionit Botëror për Anti-Doping ‘WADA’ dhe ndëshkimet që mund të aplikohen në rast të identifikimit me doping të futbollistëve.
KosADA (Agjencioni Kosovar për Anti-Doping) do të jetë përgjegjës për antidoping, aktivitetet e të cilës përfshijnë edukimin, kontrollin e dopingut, hulumtimin, zhvillimin e kapaciteteve Anti-Doping dhe monitorimin e zbatimit të Kodit Botëror Anti-Doping. /arbresh.info/
Kurti bëri homazhe në përvjetorin e 27-të të masakrës së Lyb...
Zëdhënësja e KEDS-it: Njehsorët elektrikë janë të saktë, s’k...
Kuvendi mblidhet nesër, ky është rendi i ditës
Supremja rrëzon dispozita të Udhëzimit për TVSH
Merr flakë një veturë afër daljes së Lipjanit
Hamza i çon letër Osmanit: Emëroni anëtarin e dytë të PDK-së...