Në selinë e NATO-s, është mbajtur takimi i radhës i Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës i organizuar dhe udhëhequr nga sekretari i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Lloyd J. Austin III.
Nga 50 shtete pjesëmarrëse në takim pjesë ishte edhe Kosova, delegacioni i udhëhequr nga zëvendëskomandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjeneralmajor Enver Cikaqi, shefi i kabinetit të ministrit të Mbrojtjes Hasan Hoxha dhe ambasadori Astrit Zemaj.
“Me pjesëmarrjen e delegacionit nga Kosova është dëshmuar edhe një herë mbështetja e Kosovës për Ukrainën, dhe partneritetin me vendet aleate për të siguruar paqe dhe siguri në rajon dhe në botë”, thuhet në njoftimin e FSK-s./arbresh.info/
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...