Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka pritur sot në takim ministren e Kulturës dhe Sportit të Greqisë, Lina Mendoni, ambasadoren e Zyrës Ndërlidhëse Greke në Kosovë, Heleni Vakali, udhëheqësin e Zyrës së Interesave të Kosovës në Athinë, Fitim Gllareva dhe bashkëpunëtorët e tyre.
Në një frymë shumë pozitive diskutuan për fuqizimin e bashkëpunimit në mes të dy shteteve në fushën e kulturës, trashëgimisë kulturore dhe sportit, thuhet në njoftimin për media.
Të dyja palët shprehën gatishmëri për të kaluar në veprime dhe aktivitete konkrete.
Ministrja Mendoni e ftoi ministrin Çeku në Athinë për të vazhduar diskutimet dhe konkretizuar bashkëpunimin.
Delegacioni nga Greqia do të kenë disa takime dhe vizita në institucione të kulturës dhe në monumente të trashëgimisë kulturore përgjatë vizitës së tyre zyrtare në Kosovë./arbresh.info/
Homazhet në Kuvend për Qosjen, Kurti nderon akademikun
KRU: Konsumatorët me borxhe të papaguara rrezikojnë shkyçje ...
Kurti për Eliot Engel: Njihte të drejtën historike të Kosovë...
Endrit Thaçi uron babain për ditëlindje: Na mungon çdo ditë,...
Homazhet për Qosjen, Osmani nënshkruhet në Librin e Zisë
Hamza uron Hashim Thaçin për ditëlindje: Na ke munguar shumë...