Rrahmani i lënduar, pritet të mos kthehet deri në vitin 2023

15:27 | 11 Tetor 2022
KRG

Një lajm i keq vjen për tifozët e Napolit.

‘Napolitanët’ siç raportohet, nuk do të mund të llogarisin në shërbimet e kapitenit të ‘Dardanëve’, Amir Rrahmanit deri në fillim të muajit janar.

Qendërmbrojtësi kosovar, i lënduar në ndeshjen e fundit të kampionatit ndaj Cremonese, iu nënshtrua ekzaminimeve instrumentale të rastit që dhanë një përgjigje të qartë: dëmtimi i tendinës të aduktorit të kofshës së majtë: periudha e rikuperimit shkon nga 30 në 50 ditë, në çdo rast rikthimi do të ndodhë  në vitin 2023.

Shpërndaje në rrjete sociale