
LOS ANGELES, CALIFORNIA - FEBRUARY 06: Selena Gomez attends the 2020 Hollywood Beauty Awards at The Taglyan Complex on February 06, 2020 in Los Angeles, California. (Photo by Tibrina Hobson/Getty Images)
Selena Gomez ndihet mirënjohëse që është gjallë pas problemeve të saj shëndetësore. Aktorja 30-vjeçare me famë botërore ka folur për betejat e saj shëndetësore shumëvjeçare në dokumentarin e saj “My Mind and Me”, duke pranuar se tani është në rregull me vendin ku është në jetën e saj.
Në një sekuencë nga dokumentari, Selena – e cila ka luftuar me ankthin dhe depresionin – shpjegoi: “Thjesht bëhu kjo që je Selena. Askush nuk shqetësohet për atë që po bën. Bëhet fjalë për atë se kush je. Të jem në rregull me vendin ku jam. Unë jam mirënjohëse që jam gjallë.”, u shpreh ajo.
Selena, e cila gjithashtu mori një transplant të veshkës në 2017, pasi u diagnostikua me lupus, fitoi famë si fëmijë në ‘Barney and Friends’. E megjithëse thekson se nuk dëshiron që të jetë shumë e famshme, aktorja dhe këngëtarja shton se është e vendosur ta përdorë këtë për të përhapur pozitivitet.
“Gjithë jetën time, që kur isha fëmijë, kam punuar. Nuk dua të jem si super e famshme, por e di që nëse jam këtu, duhet ta përdor atë për mirë.”, tha Selena./arbresh.info/
Moti sot kryesisht i vranët, priten edhe reshje bore
Rusët goditën ndërtesën e tyre me raketë
IFAB merr vendim për propozimin e Wenger për rregullin e ri ...
Aplikacioni i Google më në fund ridizajnon kërkimin me zë në...
Trump publikoi mesazhet private që i dërgoi shefi i NATO-s p...
Kurti nga Davosi: Diskutime për lidershipin, demokracinë dhe...