Sonte vazhdon Champions League, spikat ndeshja AC Milan – Chelsea

09:04 | 11 Tetor 2022
KRG

Sonte do të vazhdojnë ndeshje të ndryshme në kuadër të grupeve në Champions League.

Dy ndeshje do të fillojnë nga ora 18:45, ndërsa të tjerat do të zhvillohen në ora 21:00, shkruan arbresh.info.

Nga grupi E, spikat ndeshja AC Milan- Chelsea, ndërsa Dinamo Zagrebi do të jetë nikoqire e FC Salzburgut.

Kurse në grupin F, Cletic do të përballet me RB Leipzigun, ndërsa Shakhtat Donetsk do përballet me Real Madridin.

Në grupin G, FC Copengagen do të presin Manchester Cityn, kurse Sevilla do të jetë mysafire e Borussia Dortmundit.

Ndërsa në grupin H, “Zonja e Vjetër”, Juventus, do të jetë mysafire e Maccabi Haifa, ndërsa Prais Saint-Germain, do të presin Benficës në stadium ”

“Parc des Princes”. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale