Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Rifat Latifi vet ka dhënë dorëheqje nga pozita e të parit të Shëndetësisë dhe se ai nuk e ka shkarkuar.
Ai, në një konferencë për media pas takimit që e pati me kryetarin e Gjilanit, Alban Hyseni, e ka falënderuar Latifin për punën dhe angazhimin që ka treguar për kohën sa ka qenë ministër i Shëndetësisë.
“Ai nuk ka kursyer as dijen, as përvojën dhe as kontaktet ndërkombëtare. Për dhjetë muaj, ka bërë krejt çfarë ka mundur. Andaj, unë do të vazhdojë komunikimin dhe bashkëpunimin me të, por jo në këtë detyrë me vullnetin e tij, pra nuk ekziston asnjë projekt që ai ka nisur e që ne do ta ndalim, dhe nuk ekziston asnjë një punë që ai ka nisur dhe ne nuk do ta vazhdojmë”, ka thënë Kurti./arbresh.info/
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, pritjet në Jarinje deri në 2...
I kapen mbi 10 mijë euro një udhëtari në Aeroport, paratë i ...
Kurti të dielën tubim në Hajvali në shkollën “Shkëndija”
Kapet në Mal të Zi, 31-vjeçari i kërkuar nga drejtësia shqip...
ShBA pezullon lotarinë amerikane
BE shtyn marrëveshjen tregtare me Mercosur mes protestave të...