Komuna e Prishtinës, të hënën ka shpallur konkurs për pranimin e 25 psikologëve në shkolla.
Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi nga Komuna e Prishtinës, ku edhe janë treguar kushtet për përzgjedhjen e kandidatëve.
Vlerësimi i kandidatëve do të bëhet përmes testit me shkrim. Pastaj kush arrin 50% në këtë fazë, do t’i nënshtrohet testit me gojë.
“Kriteret e kualifikimit për Psikolog/e të shkollës: Master në degën e Psikologjisë – drejtimi: Psikologji Shkollore dhe Këshillim të Fakultetit Filozofik (300 ECTS). Vlerësimi në intervistimin me gojë bazohet në këto kritere: Njohuritë e përgjithshme 25 pikë; Aftësitë e përgjithshme dhe personalitetit 35 pikë; Njohuritë profesionale 40 pikë;”, njofton komuna.
Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga data e publikimit të konkursit më 10.10.2022 deri më datën 24.10.2022./arbresh.info/
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë