Dyshohet se 5 persona janë vrarë pasi katër shpërthime me raketa goditën kryeqytetin e Ukrainës, Kiev të hënën në mëngjes, sipas një zyrtari ukrainas.
Anton Gerashchenko, një këshilltar i Ministrit të Punëve të Brendshme të Ukrainës, vuri në dukje gjithashtu se 12 persona u plagosën nga sulmet.
“Të gjithë ata janë civilë që ishin duke drejtuar makinën ose duke ecur në qendër të Kievit”, shkroi Gerashchenko në Tëitter.
Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko ka konfirmuar se sulmet goditën lagjet Shevchenkivskyi dhe Solomianskyi të qytetit dhe këshilloi banorët të strehohen.
Ekipet e CNN në terren kanë dëgjuar të paktën katër shpërthime të hënën në mëngjes.
Vazhdon gjykimi për spiunazh ndaj Jelena Gjukanoviqit
Hegseth i kërkon shefit të shtabit të ushtrisë amerikane të ...
Sot mblidhet Qeveria “Kurti 3”, shqyrtohen masat...
Seancë e jashtëzakonshme në Kuvend për shtrenjtimin e naftës...
E premtja me mot të vranët dhe reshje shiu, temperatura deri...
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë