Liverpooli nuk e ka nisur siç është më së miri sezonin, madje ka befasuar për të keq.
The Reds ndodhen në pozitën e 10 me vetëm 10 pikë pas nëntë ndeshjeve të zhvilluara.
Reparti i mesfushës ka qenë një problem për skuadrën e Jurgen Klopp pasi kishin shumë mungesa shkaku i lëndimeve.
Por trajneri gjerman ka vendosur që investojë në këtë repart dhe Declan Rice është dëshira kryesore e tij.
The Sun ka raportuar Klopp e pëlqen shumë anglezin dhe dëshiron me çdo kusht transferimin e tij në Anfield.
23-vjeçari ka kontratë deri verën në 2024 plus mundësinë e rinovimit me një vit me West Hamin, por trajneri i The Reds nuk pranon të ndalet dhe do me çdo kusht që ta ketë nën urdhrat e tij anglezin.
Vlera e kartonit të Rice në tregun e transferimeve është 80 milionë euro dhe me formën e mirë që po shfaq mesfushori, Liverpool do i duhet të shpenzonte një shumë të konsiderueshme për të siguruar shërbimet e lojtarit të West Ham.
Gjithsesi The Reds nuk do ta kenë aspak lehtë të nënshkruajnë me yllin anglez, pasi edhe Chelsea është në garë për të dhe dëshiron ta rikthejë në Stamford Bridges. /Telegrafi/
Valon Berisha do të largohet nga LASK Linz, Bosnja dhe Herce...
BE përgatit masa ndëshkuese ndaj SHBA-së për Greonlandën
Roma blindon pozitën e katërt, triumfon në udhëtim tek Torin...
Janiq: Amerika do të paraqesë dokument për njohjen e Kosovës...
“1 miliardë euro për Bordin e Paqes”/ Rama reagon pas artiku...
Gucati: Protestat dhanë efekt në gjykatë, Thaçit po i lejohe...