Sulmi në kopshtin e fëmijëve, Tajlanda në zi

12:10 | 7 Tetor 2022
A. B.

Tajlanda është në zi pas sulmit me armë në një qendër kujdesi për fëmijë, ku një person vrau fëmijët që ishin në gjumë.

Prindërit u mblodhën jashtë të premten në mëngjes duke vajtuar për fëmijët, teksa mbanin në dorë lodrat dhe gjërat e tyre, raporton BBC

Nga sulmi i të enjtes, mbetën të vrarë 37 njerëz, ku 23 prej tyre fëmijë dhe u bë e ditur se sulmuesi ishte një ish-polic.

Në shenjë zie për viktimat, flamujt nëpër Tajlandë janë ulur në gjysmë-shtizë.

Policia ka bërë të ditur se sulmuesi pas arratisjes ka vrarë veten dhe familjen e tij.

Megjithatë, motivi i sulmit mbetet ende i panjohur, por policia tha se ai ishte shkarkuar nga puna në qershor për përdorim të drogës.

Ndryshe, gjatë ditës kryeministri i vendit, Prayuth Chan-ocha, dhe Mbreti e Mbretëresha e Tajlandës, do të vizitojnë komunitetin. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale