Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar sot se në Portin e Durrësit mbërritën 558 turistë të huaj me anijen amerikane “Seven Seas Voyager”.
Në një postim në Facebook, Rama ka shtuar se pjesa më e madhe e turistëve të ardhur me anijen turistike vijnë nga SHBA.
“Numri gjithnjë e në rritje i turistëve dhe gjeografia e largët e tyre janë shembulli i qartë i interesit për vendin tonë dhe e zgjatjes së sezonit turistik, ku shumë struktura hoteliere janë ende të rezervuar”, ka thënë Rama.
“Rreth 20 autobusë turistikë janë nisur nga Durrësi në destinacionet e parashikuara, kryesisht qendra historike dhe muzeale në qytetet e Krujës, Tiranës dhe Durrës”, shton Rama. /arbresh.info/
Trump thotë se Venezuela do të fitojë më shumë para nën drej...
Trump: Evropa nuk po shkon në drejtimin e duhur
Prattipati: Rugova i mësoi botës se guximi e dinjiteti, janë...
Ambasadori francez: Rugova, burrështetas vizionar, arkitekt ...
“Drejtësi, jo politikë”, protestë paqësore, më 17 shkurt në ...
Donald Trump arrin në Davos