Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Klinë, Enver Berisha, i është bashkuar sot Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).
Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, kreu i AAK-së , Ramush Haradinaj, shkruan arbresh.info.
“I dëshirova mirëseardhje në shtëpinë e vet, kolegut tonë shumëvjeçar Enver Berisha”, ka shkruar Haradinaj.
Ai ka thënë se AAK është e hapur për secilin që beson në orientimin e saj atdhetar.
“Aleanca është e hapur për secilin që beson në vizionin dhe orientimin e saj atdhetar. Kolegët nga komuna e Klinës, që janë shembull për qeverisjen lokale në vend, i falënderova për kontributin dhe angazhimin e tyre të vazhdueshëm”, ka përfunduar Haradinaj./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...