I pari i Prishtinës, Përparim Rama e ka vizituar ekspozitën “Kosova nëpërmjet thjerrëzës së KFOR-it”.
Ai, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, është shprehur se kjo ekspozitë ngërthen në vete disa nga momentet më të bukura të shkrepura nga vetë ushtarët e KFOR-it gjatë kohës së tyre në detyrë.
Rama gjithashtu u propozoi qytetarëve që vizitën në këtë ekspozitë ta bajnë pas orëve të mbrëmjes, kjo për shkak të ngjyrave që ka ekspozita.
“Për një përvojë edhe më të bukur, ju sygjeroj ta vizitoni pas orëve të mbrëmjes, për të pasë mundësi të përjetoni emocionet dhe ngjyrat vibrante që kjo ekspozitë ofron. Falënderoj KFOR-in për realizimin e kësaj ekspozite krahas kontributit të vazhdueshëm në ofrimin e sigurisë për qytetarët tanë”, ka shkruar ai.
Ndryshe, kjo ekspozitë është hapur sot dhe do të zgjasë deri më 15 tetor 2022, tek Parku Memorial “Heroinat”./arbresh.info/









Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1
116 për VV-në, Kurti: Me qytetarët drejt një fitoreje edhe m...
Zelensky sytë kah Evropa pasi bisedimet SHBA-Ukrainë përfund...