Portreti zyrtar i mbretit Charles i Tretë që do të vendoset në monedhën britanike u publikua të enjten.
“Royal Mint prodhon monedha për Mbretërinë e Bashkuar prej 1.100 vjetësh dhe sa herë që ka një monark të ri, kompania bën një monedhë të re me portretin e tij. Prodhimi i këtyre monedhave ishte dikur mënyra e vetme që njerëzit të merrnin vesh se si dukej mbretëresha, ndryshe nga sot që janë rrjetet sociale. Ndaj, portreti i mbretit Charles do të jetë në çdo monedhë që do të prodhojmë”, tha Anne Jessopp, drejtoreshë ekzekutive e “Royal Mint”.
Kevin Clancy, drejtor i muzeut të monedhave Royal Mint, tha se portreti i mbretit do të jetë kthyer majtas.
“Charles i Tretë do të jetë i kthyer majtas, në drejtimin e kundërt të mbretëreshës dhe përshkrimi përreth portretit do të jetë: “Charles III, me mëshirën e Zotit, mbret dhe mbrojtës i besimit”. Do të jetë shumë tradicionale”, shprehet Kevin Clancy, drejtor i muzeut “Royal Mint” /euronews
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...