Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim sot presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino.
Infantino ia dhuroi Kurtit një fanellë të futbollit me numrin 9, ndërsa Kurti i dhuroi atij një libër me portretet e Skënderbeut, shkruan arbresh.info
Në takim morrën pjesë edhe kryetari i FFK-së, Agim Ademi dhe ai i FSHF-së, Armando Duka.
Infantino po qëndron për herë të parë në Kosovë, pas qëndrimit dje në Shqipëri.
Më herët sot ai është takuar edhe me presidenten Vjosa Osmani, të cilës për dallim nga Kurti, i dhuroi fanellën me numrin 10.
Infantino gjithashtu ka qenë në stadiumin Fadil Vokrri ku edhe ka bërë homazhe para shtatores së tij, ndërsa nga ora 15:00, do të ketë një konferencë për medie bashkë me kryetarin e FFK-së, Agim Ademin. /arbresh.info/


Benita shpërthen ndaj banorëve pas takimit me Endrin: Nëse k...
Trump fton Erdoganin t’i bashkohet Bordit të Paqes për Gazën...
Rama thotë se është ftuar nga Trump për të qenë në Bordin Nd...
Real Madridi rikthehet te fitorja, por `Bernabeu` mbetet në ...
Basha përkujton Skënderbeun: Përveç si strateg e gjeneral i ...
Cakolli: Manipuluesit e votave duhet të përfundojë në burg, ...