Inflacioni në Eurozonë ka arritur në 10 për qind në muajin shtator, njëherësh shifra më e lartë prej daljes së euros në treg.
Kështu ka thënë të premten Agjencia e Bashkimit Evropian për Statistika – Eurostat.
Sipas saj, inflacioni këtë muaj është rritur për dallim nga 9.1 për qind sa ka qenë në gusht.
Rritja e çmimeve të energjisë, të ushqimit dhe atyre në sektorin industrial, është thënë të kenë ndikuar në këtë rritje.
Inflacioni në Estoni ka rënë në muajin shtator në 24.2 për qind, për dallim nga 25.2 për qind sa ka qenë në gusht.
Megjithatë, shkalla e inflacionit në këtë shtet është më e larta në Eurozonë./rel/
Smajl Latifi betohet për mandatin e katërt radhazi si kryeta...
Katy Perry zyrtarizon lidhjen me ish-kryeministrin kanadez
Edi me kërcim sensual qysh në mëngjes
“Java kundër Korrupsionit 2025” nis me aksion si...
Nisë Java e Integritetit, jepet mesazhi për anti korrupsion
KQZ mban mbledhjen e radhës, pritet miratimi i formulës së k...