Juventusi hyn në garë për Tielemans

11:26 | 30 Shtator 2022
Emir Abduramani

Juventusi së fundmi ka shprehur interesim për mesfushorin belg, Youri Tielemans.

Tielemans po e kalon sezonin e fundit me Leicester City, pasi që në qershor të vitit tjetër i skadon kontrata.

Andaj, Juventus ka hyrë në garë për të transferuar 25-vjecarin, duke i bërë konkurrencë kështu klubeve nga Premier Liga, si: Arsenal, Manchester United dhe Neëcastle.

“Zonja e Vjetër” dëshiron që të nënshkruajë falas në verë të vitit 2023 me Tielemans, megjithatë, “Dhelprat” duan ta shesin atë në janar, në mënyrë që të fitojnë diçka nga ai.

Tielemans është pjesë e Leicester nga janari i 2019, ku ka zhvilluar 166 ndeshje dhe ka shënuar 25 gola./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale