Presidenti i FIFA-s bën homazhe te shtatorja e Vokrrit

10:58 | 30 Shtator 2022
Emir Abduramani

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, pas mbërritjes në Kosovë, ka bërë homazhe te shtatorja e legjendës së futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.

Bashkë me kryetarin Ademi, ai vendosi lule te shtatorja e Vokrrit, dhe më pas vizitoi vetë stadiumin “Fadil Vokrri”, në të cilin u prit me duartrokitje nga gjenerata e viteve 80-ta, apo sic njihet ndryshe, ‘gjenerata e sakrificës’./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale