Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati po merret në pyetje nga Komisioni Hetimor Parlamentar i Kuvendit të Kosovës.
Gjatë përgjigjeve në pyetjet e antarëve të Komisionit, Murati tha se subvencionimi i qeverisë për rrymën ka ndikuar që energjia elektrike të jetë më e lirë sesa në Shqipëri.
“Nga 90 milionë euro sa është premtimi, tashmë janë alokuar 60 milionë”, ka thënë Murati gjatë intervistimit në Komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Kosovës”, tha Muati, raporton arbresh.info.
Ai është zotuar se premtimi i Qeverisë do të përmbushet në tërësi.
“Nëse e marrim Shqipërinë si rast konkret, kemi rastin ku është shtuar edhe atje blloku tarifor. Nëse i krahasojmë tarifat, tarifat nën 800 KWh kushton 6 cent, ndërsa në Shqipëri 12 cent. Edhe tarifat mbi 800 KWh në Kosovë janë më lirë sesa në Shqipëri”, tha ministri Murati./arbresh.info/
Ministria e Mbrojtjes mohon testimin e dronit “Skifter 1” në...
“Po i mbush 19 vjeç, aq sa ishte motra ime kur vdiq ...
Rubio: SHBA dëshiron ndryshim regjimi në Kubë
Elijona shkëlqen sonte në ditëlindjen e saj, Benita i bën nj...
Çfarë i ndodh trupit tuaj kur ndaloni së ngrëni tre orë para...
Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shq...