Pas vizitës në Hagë, Pandeli Majko: Hashimi i qetë. Kadria i qartë. Jakupi i sprovuar. Rexhepi i papërsëritshëm

21:50 | 29 Shtator 2022
Gita

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko ka shkruar disa fjalë për katër ish- krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçin, Kadri Veselil, Jakup Krasniqin si dhe Rexhep Selimin pas vizitës së tyre në Hagë.

Majko ka përshkruar secilin prej tyre me nga një fjalë.

“Sot, në burgun e Hagës me Hashim Thacin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin. Hashimi i qetë. Kadria i qartë. Jakupi i sprovuar. Rexhepi i papërsëritshëm”, shkruan Majko në Facebook, raporton arbresh.info.

Ish- kryeministri shqiptar po ashtu shkruan se ndjehet krenar me siç i ka quajtur ai “vëllezërit e mij”.

“Për tju gjindur në krah, betejës së fundit, për të mbrojtur emrin e UCK-së! Jam krenar për vëllezërit e mij”, shkruan ai. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale