Për herë të parë për vizitë në Kosovë, të premten, do të qëndrojë presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino. Ai vjen në vendin tonë me ftesë të presidentit Agim Ademi, teksa krahas takimeve me drejtuesit e FFK-së dhe me komunitetin e futbollit, do të ketë takime edhe me krerët e institucioneve shtetërore.
Infantino vjen në Kosovë për të parë nga afër progresin e bërë në futbollin kosovar, falë projekteve dhe programeve të përbashkëta me FIFA-n, por edhe për t’i dhënë shtysë investimeve të reja në vendin tonë, me qëllim të krijimit të kushteve sa më të mira për zhvillimin e futbollit në të ardhmen, përcjell arbresh.info.
Numri një i futbollit botëror do të mirëpritet edhe nga presidentja e shtetit, Vjosa Osmani Sadriu, kryeministri Albin Kurti, ministri i sportit, Hajrulla Çeku dhe nga kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama.
Presidenti Infantino në vazhdimësi ka treguar respekt të madh për futbollin e Kosovës dhe për punën e FFK-së në krye me presidentin Ademi.
Ai që nga anëtarësimi i Kosovës në FIFA ka qenë mbështetës i të gjitha projekteve në të cilat ka aplikuar FFK në programet investuese të FIFA-s, prandaj vizita e tij dëshmon simpatinë dhe respektin që ai ka për Kosovën dhe për kreun e FFK-së. / arbresh.info.
Benita shpërthen ndaj banorëve pas takimit me Endrin: Nëse k...
Trump fton Erdoganin t’i bashkohet Bordit të Paqes për Gazën...
Rama thotë se është ftuar nga Trump për të qenë në Bordin Nd...
Real Madridi rikthehet te fitorja, por `Bernabeu` mbetet në ...
Basha përkujton Skënderbeun: Përveç si strateg e gjeneral i ...
Cakolli: Manipuluesit e votave duhet të përfundojë në burg, ...