Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e pranoi se derisa po fliste kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në foltoren e kuvendit, fjalës së tij i ka ndërhyrë ministri i Financave Hekuran Murati.
Kurti tha se i ndërhyri në fjalë, por nuk e ka fyer, ashtu siç tha Haradinaj.
“Ministri i Financave Hekuran Murati, i ndërhyri në fjalë Haradinajt, por nuk e ka fyer. Në momentin kur Haradinaj tha se prej vitit 2018 nuk janë rritur pagat, Murati tha se janë arritur pagat në vitin 2018. Dhe tash e sqaroj edhe vet që pagat janë rritur për 4 për qind, dëshironte një sqarim shtesë. E kuptoj që s’duhet t’i ndërhyjmë njëri-tjetrit, por ndërhyrja është dukuri në kuvend”, përfundoi Kurti. /arbresh.info/
lexo edhe:
“Hajde në foltore”, Ramush Haradinaj përplaset me ministrin e Financave
“Drejtësi, jo politikë!” – Hamza shpërndan pamje nga përgati...
Shën Valentini mes natyrës: Rama ndan një zemër nga Banjat e...
Rubio thotë se SHBA-ja dhe Evropa janë bashkë
Hovenier: Kosova humbi disa mundësi për 1 vit, anëtarësimi n...
Mbi 1 mijë e 300 biznese u shuan gjatë vitit 2025, dominon m...
“Askush mbi klubin”, Luis Enrique me nervozizëm i vendos vij...