CR7 tek psikologu: Ronaldo ka probleme në jetën e tij

10:32 | 29 Shtator 2022
KRG

Cristiano Ronaldo ka kërkuar ndihmën e psikologut Jordan Peterson.

Portugezi postoi një fotografi me Petersonin në Instagram dy javë më parë, por nuk shpjegoi se për çfarë rasti ishin bashkë, përcjell GazetaBlic Sport.

“Ai kishte probleme në jetën e tij disa muaj më parë. Një mik i dërgoi disa nga videot e mia. Ai tha se i shikonte ato, më pas lexoi librin tim, i cili mendon se e ndihmoi dhe më pas donte të fliste. Biseduam për rreth dy orë”, tha Peterson.

“Më tregoi pajisjet që përdor për të qëndruar në top formë, folëm për kompanitë e tij… Kryesisht për atë që dëshiron në të ardhmen dhe pengesat me të cilat përballet”, tha Peterson, i cili nuk dha më shumë detaje.

Ronaldo ka shënuar një gol për Manchester United në tetë paraqitje këtë sezon, në moshën 37 vjeçare. Goli ishte në Ligën e Evropës kundër Sherifit, ndërsa në kampionatin anglez ai nuk ka shënuar ende asnjë gol.

Shpërndaje në rrjete sociale