Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili ka kritikuar ashpër Qeverinë e Kosovës të udhëhequr nga Albin Kurti. Ai ka thënë se kjo qeveri e mbushë kohën e saj në pushtet me aktivitete joproduktive.
Ai ka thënë se në vend të arsyetimeve, qeveria duhet të nis punën dhe të dalë nga zona e komoditetit.
“Këta e mbushin kohën me aktivitete joproduktive. A i keni parë njoftimet e llojit, sot kemi marrë 100 vendime, 20 fjalime etj. Te ne thojnë, a qite n’dritë diçka? Këta thonë kemi mbajtur kaq takime, kemi diskutuar kaq herë… por ku është rezultati i juaj”, ka pyetur Ismaili në T7.
Ish-ministri i shëndetësisë Ismaili, ka thënë se Qeveria e Kurtit ka rastin që të bëjë një kapërcim të madh në shëndetësi, por edhe në sektorë të tjerë.
“Këta kanë i kanë parakushtet për ta bërë një kapërcim të madh në shëndetësi. Nuk ka asnjë vend ku qeverisja vjen në fletë të bardhë, pa asnjë problem. Qeveritë përballen me problemet e kohës. Qeveria nuk është për t’u arsyetuar, por për të punuar dhe për të dalë nga komoditeti”, ka deklaruar ai.
Duke e kritikuar ministrin e shëndetësisë, Rifat Latifi, Ismaili ka thënë se nuk është problem se çfarë mbathë ai, por ka thënë se mosvullneti i tij për punë, është shqetësues.
“Nuk është problem a vjen me kaubojka, a me patike, a me xhinse në punë. Mungon vullneti për punë. Një neglizhencë jashtëzakonisht e madhe, gabime jashtëzakonisht të mëdha në menaxhim. Deklarime që do të rregullohet shëndetësia në 10-15 vitet e ardhshme. Pra, ai nuk është përgjegjës, do të jetë ministër por s’ka përgjegjësi aktuale, sepse rezultatet shihen pas 15 viteve”, ka thënë Ismaili.
Suedia do të ndërpresë gradualisht ndihmën zhvillimore për 5...
LDK sot mban konferencë për media
Parashikimi i motit për sot
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X