Pacolli niset për t’i vizituar krerët e UÇK-së në Hagë, merr me vete edhe ish-liderët e Shqipërisë

13:44 | 28 Shtator 2022
A Z

Ish-presidenti i Kosovës, Behghet Pacolli, është nisur sot me aeroplanin e tij privat për të vizituar ish-krerët e UÇK-së në Hagë.
Në këtë udhëtim të tij, Pacolli nuk është nisur vetëm.

Në një fotografi të postuar nga Jetlir Zyberaj, këshilltar i Pacollit, shihen edhe ish-presidenti shqiptar Pandeli Majko dhe ish-kryeministri shqiptar, Bamir Topi.

Pacolli, kishte planifikuar që t’i dërgonte në vizitë tek ish-krerët e UÇK-së ish-presidentët dhe ish-kryeministrat e Kosovës e Shqipërisë.

Përderisa, ish-presidentët e Shqipërisë, Alfred Moisiu, Rexhep Meidani, Bamir Topi është konfirmuar se e kanë pranuar ftesën e Pacollit, së bashku me ish-kryeministrin shqiptar, Pandeli Majko; njësoj nuk ndodhi me ata të Kosovës.

Vizitën në Hagë e kishin refuzuar ish-presidentët e Kosovës Atifete Jahjaga si dhe Fatmir Sejdiu.

Krerët e UÇK-së, janë duke u mbajtur tani e tre vite në burgim në Hagë, nën akuza nga Prokuroria e Specializuar.

Përveç ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-parlamentarit Kadri Veseli, nën akuzat e Speciales janë edhe Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Nasim Haradinaj, Salih Musatafa e Hysni Gucati.

Shpërndaje në rrjete sociale