Princi i fuqishëm i kurorës në Arabinë Saudite, Mohammed bin Salman, është emëruar kryeministër i shtetit, një pozitë që tradicionalisht i takon mbretit.
Princi Mohammed, i cili ka vite që konsiderohet udhëheqës de facto i shtetit, ka shërbyer më parë si zëvendëskryeministër nën Mbretin Salman, si dhe si ministër i Mbrojtjes.
Pozitën e ministrit të Mbrojtjes e ka marrë tani vëllai i tij i vogël, Khalid bin Salman, i cili më parë ka qenë zëvendësministër i Mbrojtjes.
Ministritë tjera të rëndësishme, përfshirë atë të Jashtme dhe të Energjisë, vazhdojnë të kenë udhëheqësit e njëjtë, sipas një dekreti të Mbretit të Salman, që është publikuar nga agjencia zyrtare e Arabisë Saudite.
Princi Mohammed, i cili ka mbushur 37 vjet këtë muaj, është i pari në linjë për të marrë pozitën e mbretit.
Ai është bërë ministër i Mbrojtjes më 2015, një hap i madh drejt konsolidimit të pushtetit.
Arabia Saudite nuk deklarohet publikisht rreth spekulimeve për shëndetin e Mbretit Salman, 86-vjeçar.
Ai ka udhëhequr Arabinë Saudite – shtetin lider në botë për eksporte të naftës – prej vitit 2015.
Më 2017, ai ka hedhur poshtë raportimet se planifikon të abdikojë fronin ashtu që Princi Mohammed të marrë pushtetin.
Mbreti Salman është shtruar dy herë në spital këtë vit./REL
Thirrje në Gjermani për tërheqjen e arit nga SHBA-ja
REL: Kur Perëndimi përçahet, gjëma ndihet edhe në Ballkan
Bayerni po tenton t’ia rrëmbejë Chelseat një talent të...
Stuhia historike në SHBA/ 217 mijë banorë pa energji dhe mbi...
Kurti takoi një grup krijuesish shqiptarë nga Mali i Zi
Rama: Ftesa e Trump për Bordin e Paqes ngjarje historike për...