
Serbian Foreign Affairs Minister, Nikola Selakovic, grants an interview to Agencia Efe in Madrid, Spain, 4 May 2021. Selakovic said that Serbia accepts that the country has to normalize its relationship with Kosovo to manage to join in European Union and Serbia commits to that, but nobody can expect that Belgrado recognizes the independence of the province. Interview to Serbian Foreign Affairs Minister Nikola Selakovic ACHTUNG: NUR REDAKTIONELLE NUTZUNG PUBLICATIONxINxGERxSUIxAUTxONLY Copyright: xChemaxMoyax GRAF9007 20210504-637557376466293673
Ministri i jashtëm i Serbisë, Nikola Selakoviq ka deklaruar se “pret” që Kroacia ta tërheqë njohjen e pavarësisë së Kosovës.
“Jo vetëm për shkak të përkushtimit ndaj ligjit ndërkombëtar, por edhe sepse, ne shpresojmë që Kroacia e sheh rëndësinë e ndërtimit të marrëdhënieve të qëndrueshme të fqinjësisë së mirë me Republikën e Serbisë” – ka pretenduar Selakoviq në një kumtesë, transmeton arbresh.info.
Ai kështu i është përgjigjur deklaratës së ministrit të jashtëm të Kroacisë, Gordan Gërliq Radman, i cili tha se njohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia është e pashmangshme.
Selakoviq ka vlerësuar se me këtë deklaratë Gërliq Radman “ka dalë nga korniza e politikës zyrtare të BE-së”, e cila është në pozicion “neutral ndaj statusit në këtë çështje”.
“Serbia, natyrisht, përkundër dëshirës së ministrit Gërliq Radman, nuk do ta njohë pavarësinë “e shpallur në mënyrë të njëanshme” të “krahinës së saj jugore” dhe ka një sërë arsyesh të vlefshme për këtë, dhe argumentet e saj “bazohen fuqishëm në të drejtën ndërkombëtare”, mbi Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, pra mbi “parimet themelore mbi të cilat mbështeten marrëdhëniet moderne ndërkombëtare”, ka thënë Selakoviq.
Ministri serb ka vlerësuar se qëndrimi i diplomacisë kroate “është kontradiktor”, sepse Kroacia mbron integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës duke iu referuar parimit të sovranitetit dhe pacenueshmërisë së integritetit territorial të shteteve, dhe në të njëjtën kohë i mohon Serbisë “të njëjtat të drejta” që “nuk është as parimore dhe as fqinjësore”, i përsërit Selakoviq si papagall fjalët e eprorit të tij Vuçiq./arbresh.info
Sportingu përmbysë Bodo/Glimtin dhe kalon në çerekfinale
Kusari-Lila: Kosova qëndron mirë me rezerva të derivateve
E rëndë: Mërgimtari nga Kosova humb jetën tragjikisht në Vje...
Tragjike: Katër kosovarë humbin jetën në vendin e punës në A...
Djathtistët serbë protestojnë në Beograd kundër Ligjit për t...
IPK heton pesë policë për përvetësim të cigareve të sekuestr...