Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq në një intervistë të fundit, ka folur për marrëdhëniet me kryeministrat e Kosovws dhe Shqipwrisë, Albin Kurti dhe Edi Rama si dhe me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Ai ka deklaruar se Kurtin e çmon shumë, ndërsa Ramën e ka si vëlla.
Abazoviq, gjithashtu ka thënë se ka marrëdhënie të mira me Vuçiqin, të cilat janë kryesisht marrëdhënie kolegiale.
“Shumë të mira, raportet e mija me Vuçiq janë shumë të mira, janë kolegiale, të gjitha ato që fliten se Vuçiq se ka pasur dorë në grushtin e shtetit ose involvimin e qeverisë të re apo diçka tjetër për mua nuk janë reale. Ai është president në shtetin e vet, ne kemi shtetin tonë sovran, i cili ka politikën e vet. Atë çfarë unë mundohem të bëj edhe me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama edhe me atë të Kosovës, edhe me të Kroacisë, Plenkoviç, edhe me kryeministrin e Bosnjës, edhe me Kovaçevskin, i cili është jashtëzakonisht bashkëpunues. Është për të pasur një marrëdhënie e cila është jo vetëm politike, por edhe personale, njerëzore sepse është një komponent shumë i rëndësishëm në Ballkan”, ka thënë Abazoviq në Opinion.
Sportingu përmbysë Bodo/Glimtin dhe kalon në çerekfinale
Kusari-Lila: Kosova qëndron mirë me rezerva të derivateve
E rëndë: Mërgimtari nga Kosova humb jetën tragjikisht në Vje...
Tragjike: Katër kosovarë humbin jetën në vendin e punës në A...
Djathtistët serbë protestojnë në Beograd kundër Ligjit për t...
IPK heton pesë policë për përvetësim të cigareve të sekuestr...