​Enver Hoxhaj: Nga janari i vitit të ardhshëm të hyjë në fuqi Ligji i Pagave

12:24 | 26 Shtator 2022
A Z

Kryesia e Kuvendit ka caktuar për të enjten seancë të re plenare. Ndërsa interpelanca e ministrit Hekuran Murati është shtyrë për një mbledhje tjetër.

Pas përfundimit, pa dhënë shumë detaje, ka folur Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj.

Hoxhaj ka thënë se qeveria dhe sindikatat duhet të bëjnë një zgjidhje për të filluar procesin mësimor ndërsa nga janari i vitit të ardhshëm të hyjë në fuqi ligji i pagave që sipas tij do ta zgjidhte këtë problem.

“Kemi pasur një seancë dhe debat parlamentar për çështjen e grevës, qëndrimi ynë ka qenë që të gjendet një zgjidhje e cila është e përkohshme që qeveria me sindiaktën të bëjnë zgjidhje afatshkurtë dhe prej 1 janarit të jetë në fuqi ligji i pagave i cili duhet ta zgjidh ketë problem”, ka thënë Hoxhaj.

Kuvendi do të mblidhet këtë javë për seancë të re si dhe pikat e papërfunduara nga seancat e kaluara./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale