Arben Vitia është rikonfirmuar si kryetar i degës së Vetëvendosjes në Prishtinë.
Përmes një shkrimi në Facebook, ai ka falënderuar gjithë përkrahësit e partisë së Albin Kurtit.
Tutje shkruan se së bashku do t’i jetësojmë si aspiratë progresiste, si demokraci, si vlera socialdemokrate dhe si organizim gjithpërfshirës shoqëror.
Postim i plotë:
Të nderuar anëtarë e anëtare,
Të dashur aktivistë e aktiviste,
Falenderime dhe suksese në angazhimin e përbashkët!
Qendra e Prishtinës përfundoi dje procesin zgjedhor të nisur në mars 2022 me zgjedhjet për nivelin e dytë organizativ.
Falë angazhimit dhe punës së shumë prej jush procesi zgjedhor i zhvilluar me demokraci të drejtëpërdrejtë u përmbyll me sukses.
Para nesh i kemi sfidat dhe mundësitë. Së bashku do t’i jetësojmë si aspiratë progresiste, si demokraci, si vlera socialdemokrate dhe si organizim gjithpërfshirës shoqëror.
Duke ju falenderuar për kontributin e dhënë, ndihmën e paçmuar në çdo hap dhe për besimin që më dhatë në drejtimin e Qendrës së Prishtinës, ju ftoj që të përpiqemi së bashku, për më mirë, për më shumë./arbresh.info/
Trump tjetër paralajmërim për Iranin: “Gjëra të këqija” do t...
26 vjet nga nata e tmerrit në veri të Mitrovicës ku u vranë ...
Ishte shpallur në kërkim, arrestohet i dyshuari në Pejë – ka...
Suanita flet për ish-të fejuarin: Po ta njihja në këtë moshë...
Clintonët pranojnë të dëshmojnë për Epstein
Parashikimi i motit në Shqipëri