Anëtari i Vetëvendosjes Glauk Konjufca ka votuar për zgjedhjet e brendshme të këtij subjekti politik.
Konjufca shkruan se, zgjedhjet brendapartiake janë një tregues themelor për të eksploruar autenticitetin e demokratizimit dhe decentralizimit të partive politike.
Postimi i plotë:
Zgjedhjet brendapartiake janë një tregues themelor për të eksploruar autenticitetin e demokratizimit dhe decentralizimit të partive politike.
Lëvizja VETËVENDOSJE sot është më e fortë se kurdoherë më parë dhe po tregon për të katërtën herë demokracinë e saj të brendshme progresive dhe të shëndetshme. Sot po përfundon procesi i votimit në 43 qendra të Lëvizjes VETËVENDOSJE në nivele të ndryshme të zgjedhjeve, dhe ne sapo e kryem obligimin tonë partiak dhe qytetar.
Për Kryetar të VETËVENDOSJE, sot vetëm Albin Kurti nuk ka kundërkandidat. Jo për shkak të asaj që thonë oponentët tanë politikë, por sepse ky ishte qëndrimi i të gjithë anëtarëve tanë të partisë, pa përjashtim. Shtoja kësaj që, kandidimi i dikujt vetëm sa për sy e faqe, nuk i shërben demokracisë, por përkundrazi e dëmton seriozisht atë.
Brenda Lëvizjes sot ka një pjesmarrje shumë të kënaqshme politike, me një gjithëpërfshirje të jashtëzakonshme të të gjitha shtresave dhe niveleve, e sidomos të të rinjve dhe të rejave për poste të rëndësishme brenda partiake dhe lokale.
Ndryshe, Konjufca nuk ka kandiduar për ndonjërën pozitë për të cilën votohet sot në VV.
Kujtojmë se sot Vetëvendosje voton për kryetar të subjektit, për kryetar të organizatës Gratë për Vetëvendosje deh kryetar për organizatën Rinia për Vetëvendosje dhe organet e njëjta në nivel të qendrës.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...