Ronald Araujo pritet të jetë jashtë fushave të blerta për hiç më pak se gjashtë deri në shtatë javë.
Kështu të paktën bën të ditur gazetari i Diario AS, Javi Miguel.
Lojtari pësoi një lëndim gjatë impenjimit të tij me ndeshjet kombëtare.
Ende nuk ka ndonjë raport të detajuar në lidhje me shkallën e lëndimit, mirëpo shenjat e para tregojnë se gjendja e lojtarit nuk duhet neglizhuar.