Një oficer policie në Florida është arrestuar pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë adoleshente gjatë kohës që ishte në detyrë.
Sipas mediave të huaja, dyshohet se oficeri e takoi vajzën e mitur përmes një aplikacioni online.
Mësohet se oficeri pasi është arrestuar ka deklaruar para autoriteteve se mendonte se vajza ishte më e madhe në moshë.
Sheridon Edward Archer, 23 vjeç, dyshohet se e kreu aktin ndërsa ishte në detyrë.
Hetuesit thanë se ai u takua me vajzën në gusht.
Adoleshentja u tha hetuesve se oficeri përdori aplikacionin Snapchat dhe një aplikacion tjetër takimesh të quajtur MeetMe për ta kontaktuar atë.
Archer pranoi se kishte kryer marrëdhënie seksuale me vajzën ndërsa ishte në detyrë.
Ai kishte marrë edhe foto nudo nga vajza dhe i kishte dërguar asaj foto lakuriq, tregojnë raportet.
Archer u tha hetuesve se mendonte se 13-vjeçarja ishte 19 vjeç./euronews.al/
Ardhja e mërgimtarëve, kjo është gjendja në pikat kufitare
FFK sonte shpall më të mirët e vitit 2025
Fundi i një tradite 400-vjeçare, Danimarka dorëzon me 30 dhj...
Arrihet marrëveshja mes palëve, Milani do të marrë në huazim...
Australia rishikon shërbimet e inteligjencës pas sulmit terr...
“Zemra po më plas nga mungesa jote”, Selvije Jao zbulon pyet...