Përzgjedhësi i Kosovës, Alain Giresse është paraqitur në konferencë për media para ndeshjes ndaj Irlandës së Veriut në Ligën e Kombeve.
Dardanët arritën sot në Belfast, ku edhe do ta zhvillojnë stërvitjen e fundit para ndeshjes së nesërme.
Giresse ka thënë se është ndeshje e rëndësishme dhe këtu kanë ardhur për fitore.
“Nëse flasim për ndeshjen e nesërme, është një ndeshje e rëndësishme, me vet faktin që është një ndeshje zyrtare, pa fije dyshimi që është një ndeshje e rëndësishme, dhe ne si Kosovë kemi ardhur këtu për të tentuar për të marrë rezultat pozitiv në këtë përballje”.
“E dimë që tashmë vendi i parë do të jetë për Greqinë, por për ne është shumë e rëndësishme të përfundojmë në pozitën e dytë dhe do të luftojmë për këtë gjë”.
“Do të jetë një ndeshje e vështirë, por ne jemi këtu për të fituar”, ka thënë Giresse.
Kosova do të përballen me Irlandën e Veriut në Belfast nesër në mbrëmje nga ora 18:00 në stadium ‘Windsor Park’, i cili do të jetë i mbushur. /Telegrafi/
Bora fiton ndaj Vëllaznimit e Peja mposht Rahovecin 029
Netanyahu pas sulmeve të sotme të Iranit: Një natë shumë e v...
Çështja për administrimin e drejtësisë/ Në prill vijojnë sea...
Sulme raketore iraniane pranë një impianti bërthamor izraeli...
Rama i pakënaqur me punën e sekretariateve në parti, paralaj...
Vranësira e intervale me diell nesër në Kosovë