Përfaqësuesja e Kosovës është nisur sot paradite për në kryeqytetin e Irlandës së Veriut, Belfast, ku të shtunën do ta zhvillojë ndeshjen e parafundit në kuadër të këtij edicioni në Ligën e Kombeve.
Dardanët nën drejtimin e përzgjedhësit Alain Giresse janë përgatitur për këtë ndeshje që nga dita e hënë, teksa sot pasdite në orën 17.30 sipas kohës lokale në Belfast do ta mbajnë stërvitjen e fundit para ndeshjes.
Në këtë ndeshje, Kosova do të jetë pa Mërgim Vojvodën, Leart Paqaradën dhe Shkëlqim Vladin. Që të tre mungojnë për shkak të lëndimeve që kanë marrë në klubet e tyre.
Menjëherë pas kësaj ndeshje, Dardanët do të kthehen për Kosovë, ku të martën në stadiumin Fadil Vokrri do të luajnë kundër Qipros. /arbresh.info/

Rama paralajmëron mbylljen e RTSH-së: Çdo opsion është në tr...
Bjellorusia miraton rregulloren e “bankës së kriptomonedhave...
KEK-u konfirmon daljen e A3-shit nga prodhimi, thotë se ësht...
9.5 milionë euro rrymë u importua për 16 ditë, KESCO: Konsum...
Spitali njofton për gjendjen e të miturit që u godit nga vet...
Mitrovicë: Një 13-vjeçar goditet nga një veturë