“Siguria është sfidë serioze për shkak të ngjarjeve me pushtimin rus të Ukrainës, për momentin nuk kemi indikacione për përkeqësim të sigurisë dhe shërbimet po punojnë me kapacitet të plotë për mbrojtjen e integritetit territorial”, tha ministri i Punëve të Brendshme në Maqedoni të Veriut, Oliver Spasovski.
I pyetur nga gazetarët për sigurinë e vendit, ai tha se NATO garanton sigurinë tonë.
“Ne mund ta shohim kuptimin e atij anëtarësimi në NATO tani, në momentet kur kemi një konflikt kaq të rëndë. Kështu që të gjitha zhvillimet në atë front duhet të na mbajnë zgjuar si shërbime sigurie, përndryshe nuk kemi asnjë indikacion për shkelje të sigurisë këtu. Sa i përket migrantëve, praktikisht nuk kemi rritje të numrit të tentativave ilegale në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar”, tha Spasovski pas hapjes së debatit shkencor-profesional me temën “Siguria publike dhe private – përmes koordinimit dhe bashkëpunimit deri në parandalim të përbashkët të incidenteve të sigurisë, rreziqet dhe kërcënimet”, e cila mbahet në Fakultetin Filozofik në Shkup.
Prokuroria sekuestron pasuri me vlerë 5 milionë euro në Vlor...
Vendim disiplinor në Trepçë, largohen përkohësisht 5 punëtor...
Kurti në Austri, takohet me kancelarin Christian Stocker
Numërohen 27% e votave për deputetë
Operacioni “White Star”/ Pesë të arrestuar, sekuestrohen arm...
Radoniqi: Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve pritet të s...