Edhe pse është vetëm 25-vjeçe, miliarderja Kylie Jenner aplikon ‘serum kundër plakjes’ në buzët e saj.
Këtë e tregoi vetë manjatja e biznesit me anë të një postimi në Instastory-n e saj. Bukuroshja vuri në dukje se produkti është ‘kundër plakjes’ edhe pse kjo nuk është pjesë e përshkrimit.
Përshkrimi në websiten e saj Kylie Cosmetics nuk përmend se serumi është “kundër plakjes”, thjesht specifikohet se është hidratues dhe kështu mund t’i bëjë buzët të duken më të reja.

Që Kylie Jenner është e fiksuar pas produkteve të bukurisë kjo nuk do shumë mend duke qenë se ajo ka markën e saj dhe fiton pafund para. Sipas Top Albania Radio Kylie prej vitesh tanimë është një biznesmene e suksesshme dhe produktet e saj menjëherë sapo dalin në treg shiten dhe klientet janë gjithmonë të kënaqura.
Por, edhe pse ka pafund produkte të markës së saj, bukuroshja është e fiksuar pas një produkti ku e ka shprehur edhe vetë se mund të jetojë pa të. E kemi fjalën për kompletet e buzëve. Këtë miliarderja e pohoi në “Byrdie”. Kylie thjesht nuk del nga shtëpia nëse nuk i ka ato me vete.
Jenner së fundmi ka pozuar ‘topless’, e mbuluar me një varëse e cila është krijuar me disa buzëkuqe të markes së saj. Kjo është bërë me qëllimin për të promovuar koleksionin e saj të ri të kozmetikës. Ky koleksion vjen vetëm 7 muaj pasi mirëpriti fëmijën e saj të dytë, djalin e quajtur Wolf. Imazhet e tjera nga xhirimet e saj janë po aq krijuese dhe fantastike siç vetëm Kylie di të na surprizojë.
Kelmendi do të ankohet ndaj vendimit të Themelores që refuzo...
Shqipëria ndaloi 51 ton misër nga Serbia, konstatohet prani ...
Kurti: Mbi 12 milionë euro për transformimin e tërësishëm të...
13-vjeçari ther me thikë një 19-vjeçar pas një përleshje në ...
Rizvanolli: Kosova nuk ka importuar rrymë nga EFT gjatë qeve...
Ambasadori i ri gjerman viziton Mitrovicën e Veriut, thotë s...