Ish presidenti i ShBA-ve, Donald Trump dhe tre fëmijët e tij po përballen me padi për mashtrim.
Hetimi është kryer nga New York-u ndaj kompanisë së tij familjare “Trump Organization”, shkruan News.upday.com.
Në padi thuhet se ata gënjyen ‘për miliarda dollarë’ në lidhje me vlerën e patundshmërive në mënyrë që të marrin kredi dhe të paguajnë më pak tatim.
Prokuroria thotë se kompania e ish-presidentit Trump ka bërë disa akte mashtrimi mes viteve 2011-21.
Gjithashtu edhe fëmijët e tij, Donald Jr, Ivanka dhe Eric Trump janë përmendur si të akuzuar bashkë me dy ekzekutivët e kompanisë, Allen Weisselberg dhe Jeffrey McConney.
Padia është ngritur nga Prokurorja e Përgjithshme e New York-ut, Letitia James pas një hetimi tre vjeçar. /arbresh.info/
Ministri i Jashtëm i Iranit: Ngushtica e Hormuzit mbetet e h...
8 vjet nga ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi
Serbia ul akcizat në produktet e naftës për 40 për qind
Tragjedia në Vjenë: Sot varroset në Skenderaj, Pajtim Bajram...
Sulmohet një police në Ferizaj, e dyshuara lirohet në proced...
Ndalohet një shtetase e Serbisë në Kosovë, dyshohet për doku...