Udinese me shaka e fton Ronaldon t’i bashkohet

18:52 | 21 Shtator 2022
KRG

Platforma sportive britanike DAZN, i dha një theks të madh deklaratave të Cristiano Ronaldos gjatë gala-s Quinas de Ouro, kur ai deklaroi se synon të jetë i pranishëm në Botërorin e këtij viti dhe gjithashtu në Kampionatin Evropian të ardhshëm, në 2024.

Portieri i Udineses, Marco Silvestri, ka komentuar në atë postim duke shkruar: “hajde në Udinese”, duke shkaktuar qindra reagime në një kohë të shkurtër, përfshirë edhe vetë klubin.

Kujtojmë se kontrata e Ronaldos me Manchester United përfundon në qershor të vitit të ardhshëm, ndaj, pashmangshmërisht, zërat për largimin e sulmuesit 37-vjeçar janë shtuar.

Udinese e ka nis sezonin në mënyrë spektakolare, duke zënë vendin e 3-të në Serie A, me 16 pikë, vetëm një më pak se kryesuesit Atalanta dhe Napoli.

Shpërndaje në rrjete sociale